Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmi fillimisht u raportua nga Platforma ‘Peja në Fokus Videos’, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Video – lajmi rreth ngjarjes, në link: https://www.facebook.com/share/v/1Mf5fnxtMk/
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:25 dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
“I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova./Pejanefokus.net/Lajme/
