Peja nga sonte (e martë) është nikoqire e FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, një garë ndërkombëtare e basketbollit për femra ku marrin pjesë përfaqësuese nga shtetet e vogla evropiane.
Ndeshjet e këtij kampionati do të zhvillohen në palestrën sportive “Karagaç”, duke sjellë në qytet ekipe të ndryshme dhe duke e kthyer Pejën në qendër të basketbollit evropian për femra gjatë zhvillimit të turneut.
Ky event synon promovimin e basketbollit dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare në nivel të shteteve të vogla, ndërsa Kosova merr pjesë si një nga përfaqësueset në këtë edicion. /Sport/Pejanefokus.net/
