Prania e pemëve dhe gjelbërimit në qytete ka ndikim të madh në uljen e temperaturave gjatë ditëve të nxehta, teksa sipas të dhënave të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), zonat me më shumë pemë mund të jenë 2 deri në 8 gradë Celsius më të freskëta krahasuar me hapësirat e mbuluara me asfalt dhe beton.
Përveç hijes që krijojnë, pemët freskojnë ajrin përmes procesit të avullimit të ujit nga gjethet, përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe ndihmojnë në zbutjen e efektit të njohur si “ishulli i nxehtësisë urbane”.
Ekspertët theksojnë se ruajtja dhe shtimi i gjelbërimit në qytete është një nga mënyrat më efektive për t’u përballur me temperaturat e larta dhe ndryshimet klimatike. /Pejanefokus.net / N’Fokus +/
Burimi: Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
