Ndahet nga jeta legjenda e basketbollit pejan, Mithat Belegu

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të njohura të basketbollit pejan dhe kosovar, Mithat Belegu.

Lajmin për Peja në Fokus e ka konfirmuar nipi i tij, Aroni, i cili ka bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë mortore.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Mithat Belegu. Ai do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, urtësinë, fortësinë dhe dashurinë që ua dhuroi familjes dhe të gjithë atyre që e njohën. Varrimi do të bëhet më datën 27.07.2026 në ora 14:00 në varrezat e qytetit”, ka bërë të ditur nipi i tij.

Mithat Belegu ishte një prej emrave më të respektuar të basketbollit pejan, pjesë e gjeneratës së artë të KB Budućnost (sot KB Peja), duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e sportit kosovar.

Redaksia e Peja në Fokus u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Belegu, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe. /Pejanefokus.net/Sport

LEXO EDHE: