Gjykata i shpall të pafajshëm, Prokuroria: “Beteja vazhdon”

Pas afro pesë vitesh nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm tre të akuzuarit për veprat kryesore penale, ndërsa dy prej tyre janë dënuar për armëmbajtje pa leje.

Më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan të Deçanit, autobusi që po udhëtonte në linjën Gjakovë–Deçan u sulmua me armë zjarri.

Nga sulmi mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj babait H.M., si dhe dy djemve të tij, K.M. dhe K.M., të cilët akuzoheshin për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen e rëndë dhe shtytjen në vrasje, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore në Pejë, më 25 gusht 2026, i shpalli të pafajshëm për akuzat kryesore, ndërsa dy prej tyre i dënoi për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vepër të fundit, njëri u dënua me një vit burgim, ndërsa babai i tij me tri vite burgim, ku do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurorja e rastit, Zahide Gashi, tha se Prokuroria do ta ankimojë vendimin në shkallët e tjera të gjykatës.

“Beteja vazhdon”, ishte mesazhi i prokurores pas aktgjykimit.
/Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: