Pas tërheqjes së shortit, tashmë është përcaktuar orari i ndeshjeve të KB Peja për sezonin e ri.
Ekipi i Pejës ka njoftuar se tashmë është kompletuar dhe ka nisur përgatitjet intensive për sezonin e ri, me synim që të jetë në formën optimale para fillimit të garave zyrtare.

Gjatë fazës përgatitore, KB Peja do të zhvillojë pesë ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë skuadrës për të ndërtuar ritmin, harmoninë dhe filozofinë e lojës.
Javën e ardhshme, pejanët do të udhëtojnë jashtë vendit, ku do të zhvillojnë një pjesë të rëndësishme të përgatitjeve dhe do të përballen me kundërshtarë cilësorë.
Sezon i ri, objektiva të reja dhe sfida të reja për KB Pejën./Pejanefokus.net/Sport
