Dy persona shihen në kamerat e sigurisë duke e marrë motocikletën dhe duke u larguar nga vendi. Pronari e ka raportuar rastin në Polici.
Më 10 gusht 2026, në lagjen “Fidanishte” në Pejë, është raportuar vjedhja e një motociklete.
Sipas videos që e ka siguruar ‘Peja në Fokus’, motocikleta ishte e parkuar në trotuarin para shtëpisë së tij.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen dy persona, të cilët për disa minuta tentojnë ta aktivizojnë motocikletën dhe më pas e marrin dhe largohen nga vendi.
Pronari thotë se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës dhe ka pranuar dokumentacionin përkatës me numrin e rastit.

‘Peja në Fokus’ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata lidhur me rastin.
Nga Policia është konfirmuar se rasti është duke u hetuar.
Deri në përfundim të hetimeve, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të dyshuar apo vendndodhjen e motocikletës. /Pejanefokukus.net/Pejanefokusvideos/
