Hapet “Tregu Mobil Bio” në Pejë

Në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë është hapur “Tregu Mobil Bio”, iniciativë e Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës, në bashkëpunim me Shoqatën “Agromedicine”.

Qëllimi i kësaj nisme është mbështetja dhe fuqizimi ekonomik i grave prodhuese nga zonat rurale, si dhe promovimi i produkteve vendore.

Tregu do të organizohet çdo të enjte në lokacione të ndryshme të Pejës, duke u mundësuar grave që t’i prezantojnë dhe shesin drejtpërdrejt produktet e tyre. /Pejanefokus.net/Pejabiznes/

LEXO EDHE: