Ka përfunduar me sukses turneu evropian i tenisit “Peja Open 2026”, për grupmoshën U14, i zhvilluar në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës.
Sipas njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në turne morën pjesë dhjetëra tenistë nga 16 shtete evropiane, ndërsa ndeshjet u karakterizuan me rivalitet dhe paraqitje cilësore.
Ndër garueset vendore, më të suksesshme ishin Hana Veseli dhe Anesa Ismajli, të cilat pas një ndeshjeje dramatike u mposhtën nga dyshja nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Peja Open 2026” i paraprin edhe dy garave të tjera ndërkombëtare “World Tennis J30 Peja Open”, të cilat do të zhvillohen po ashtu në Pejë. /Pejanefokus.net/Sport
