Romani “Xhami mes yjeve”, i autorit pejan Mentor Bala, sjell një rrëfim me elemente filozofike mbi vetëdijen, ekzistencën, dashurinë dhe kuptimin e jetës.
Përmes personazheve Kieran dhe Liora, romani trajton idenë se përsosmëria nuk është një gjendje e palëvizshme, por thellësia e përvojës njerëzore. Vepra prek gjithashtu konceptin e pafundësisë, duke e paraqitur atë si vazhdimësi përmes kujtesës, kulturës, dashurisë dhe brezave.
Në qendër të saj janë edhe përvojat e thjeshta njerëzore, si kafeja, muzika, shiu, bisedat dhe yjet, të cilat marrin një kuptim më të gjerë në raport me ekzistencën.
“Xhami mes yjeve” është në dispozicion në shqip dhe anglisht, në librarinë “ARTINI”, me çmim prej 8 eurosh. Dërgesat në Kosovë dhe Shqipëri bëhen brenda 24 orëve.
Për porosi: 044/664/627 dhe 049/664/627.
/Pejanefokus.net./N’Fokus+
