Pesë ditë me ngjarje që shënuan Pejën dhe rajonin

Nga zhvillimet në drejtësi e polici, te aksidentet, rastet e ndryshme, shëndetësia, investimet, infrastruktura, zjarret dhe historitë njerëzore, këto janë disa nga ngjarjet kryesore që shënuan pesë ditët e fundit në Pejë dhe rajon. “Peja në Fokus” i sjell të përmbledhura në një material të vetëm.

E hënë, 24 gusht 2026

  • Gjykata e Pejës i shpalli të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ndërsa Prokuroria paralajmëroi se beteja ligjore do të vazhdojë.

https://pejanefokus.net/gjykata-i-shpall-te-pafajshem-prokuroria-beteja-vazhdon/

  • Pas 35 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, togeri Fadil Gashi përmbylli karrierën policore dhe doli në pension.

https://www.facebook.com/share/p/14nRT7xc7bz/

  • Një i ri u plagos në Vitomiricë të Pejës, pasi dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht gjatë pastrimit të një arme të gjatë.

https://www.facebook.com/share/p/1CBciyH4qS/

E martë, 25 gusht 2026

  • Një vajzë rreth 15-vjeçare ra nga një kat i lartë i një ndërtese në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

https://www.facebook.com/share/p/1NnmH8yLS6/

  • Policia shqiptoi 375 tiketa gjatë periudhës 1–23 gusht, kryesisht për vozitje pa patentë, pa regjistrim dhe pa helmetë.

https://www.facebook.com/share/p/1KmnqCV5zn/

  • Në Xhaminë e Çarshisë së qytetit u mbajt manifestimi tradicional i “Mevludit”, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë.

https://www.facebook.com/share/p/19RZsf9G7P/

E mërkurë, 26 gusht 2026

  • Policia e Pejës arrestoi 13 persona të kërkuar nga gjykata gjatë periudhës 14–20 gusht.

https://www.facebook.com/share/p/1MnqGzhsyr/

  • Spitali i Përgjithshëm i Pejës regjistroi 33 lindje, ndërsa u shënuan edhe 5 vdekje.

https://www.facebook.com/share/p/1HYfsRX8xz/

  • Mbi 500 mijë euro janë paraparë për rrugën Shtedim–Podi i Jakupit në Pejë.

https://www.facebook.com/share/p/1BdamXq7g7/

  • Dirigjenti Memli Kelmendi, direkt nga Kuala Lampuri, përcolli një dedikim për shikuesit e “Peja në Fokus”.

https://www.facebook.com/share/r/1Doznyu9Fc/

E enjte, 27 gusht 2026

  • Dy persona pësuan lëndime trupore në një aksident me motor katërrrotësh në bjeshkën “Lugu i Butë”, në Istog.

https://www.facebook.com/share/p/1DU2diN1Qb/

  • Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Istog, u raportua një rast i rëndë i dhunimit seksual të një personi nga tre persona.

https://www.facebook.com/share/p/16Fuunhk8tN/

  • Tri automjete u përfshinë në një aksident në rrugën Pejë–Prishtinë; të lënduarit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

https://www.facebook.com/share/p/1H9DrBPUG8/

  • Zjarrfikësit e Pejës u përballën me zjarrin, nën temperatura të larta, për ta shuar atë pak metra mbi Radavc.

https://www.facebook.com/share/p/1HLBDAs1mY/

  • Vajza nga Rugova i dhuroi mëlçinë babait në New York, në një histori që preku shumë njerëz.

https://www.facebook.com/share/p/1Js2ZqWef2/

E premte, 28 gusht 2026

  • Për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit, disa fshatra të Klinës dhe Deçanit mbetën përkohësisht pa energji elektrike.

https://www.facebook.com/share/p/18cawuTdnS/

  • Në rajonin e Pejës, së paku 10 persona u dërguan për trajtim mjekësor në raste të ndryshme.

https://www.facebook.com/share/p/1C1ymQB83m/

  • Kryeprokurori i Shtetit kërkoi raport nga Kryeprokurorja e Pejës, pas aktgjykimit lirues ndaj tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan.

https://www.facebook.com/share/p/1PxiTgZFLJ/

  • Policia e rajonit të Pejës sekuestroi një pushkë gjysmë automatike, 40 fishekë dhe mjete të tjera gjatë bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari në Junik.

https://www.facebook.com/share/p/1RtwoA46g2/

  • Policia arrestoi një person në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

https://www.facebook.com/share/p/19MYMwMQqu/

  • Juniku pati furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm gjatë javës që shkoi.

https://www.facebook.com/share/p/19eBBjAq1W/

  • Një burrë ka denoncuar të renë e tij për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikike.

https://www.facebook.com/Pejanefokus/posts/pfbid0KPAvd1VauTbxy8Gfepb91o1C1HPAedfxTT4FDfQNYnoDUbXBVmG9hSJcaWkhLULAl

Këto ishin disa nga ngjarjet kryesore që shënuan pesë ditët e javës në Pejë dhe rajon. “Ju flet Peja” vazhdon t’ju sjellë në një vend lajmet, zhvillimet dhe historitë që prekën jetën e qytetarëve gjatë javës./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: