Mbi 32 milionë euro borxhe ndaj katër komunave të rajonit të Pejës

Qytetarët, bizneset dhe institucionet i kanë borxh komunave të rajonit të Pejës rreth 32.36 milionë euro.

Kjo e dhënë është nxjerrë nga një hulumtim i publikuar nga Instituti GAP, i cili ka analizuar borxhet e papaguara ndaj 37 komunave të Kosovës.

Kliko burimin e informacionit në link:  https://www.facebook.com/share/p/1DscVLMg3d/

Në nivel vendi, borxhi total arrin në rreth 308 milionë euro, apo 11.2 për qind më shumë se në vitin 2024.

‘Peja në Fokus’ ka përzgjedhur të dhënat për katër komunat e rajonit të Pejës:

Pejë – 20.4 milionë euro

Klinë – 5.51 milionë euro

Deçan – 3.42 milionë euro

Istog – 3.03 milionë euro

Nga këto të dhëna, Peja ka shumën më të lartë të borxhit, me 20.4 milionë euro.

Ndryshe këto borxhe zakonisht janë detyrime të papaguara ndaj komunave, të cilat përfshijnë, varësisht nga komuna dhe kategoria:

– Tatimi në pronë – borxhe nga qytetarët dhe bizneset.

– Taksa dhe tarifa komunale.

– Leje, licenca dhe tarifa për ushtrimin e veprimtarisë.

– Qira për pronat komunale.

– Detyrime të tjera që komuna i mbledh nga qytetarët, bizneset dhe institucionet.

/Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: