Sipas Policisë, më 9 shtator 2026, rreth orës 21:00, është raportuar se një person mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur” dhe është nën hetime.
Ky është rasti i tretë i raportuar brenda pak ditësh në Pejë.
Kliko lajmin paraprak të raportimit: https://www.facebook.com/share/p/1EvC4m3QAh/
Pak ditë më parë ishin raportuar edhe dy raste të tjera të personave të zhdukur.
Për njërën prej vajzave të raportuara të zhdukura ishte mësuar jozyrtarisht se është gjetur, ndërsa për rastin tjetër nuk është bërë e ditur ndonjë informatë e re nga Policia.
Ndërkohë, më 28 gusht, Policia kishte raportuar edhe një rast tjetër të personit të zhdukur në rrugën “Ymer Basha” në Pejë. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
