Aksident në Pejë, një person pëson lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë paradites së sotme në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmi fillimisht u raportua nga Platforma ‘Peja në Fokus Videos’, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Video – lajmi rreth ngjarjes, në link:  https://www.facebook.com/share/v/1Mf5fnxtMk/

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:25 dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

“I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova./Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: