“Anibar” rikthehet me edicionin e 17-të në Pejë, festivali nis në korrik

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar do të rikthehet në Pejë me edicionin e tij të 17-të, i cili do të mbahet nga 12 deri më 18 korrik 2026.

Organizatorët bëjnë të ditur se festivali do të sjellë shfaqje filmash në pesë kinema, diskutime me kineastë, punëtori, masterklasa, ekspozita, pikniqe dhe aktivitete muzikore, duke krijuar një hapësirë takimi për artdashësit dhe komunitetin krijues.

Sipas Anibarit, këtë vit festivali fton publikun të shkëputet për pak nga ritmi i botës digjitale dhe të rikthejë vëmendjen te procesi krijues, natyra, shqisat dhe memoria.

Programi i plotë i edicionit të 17-të pritet të publikohet në ditët në vijim.
/Image of Peja/Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: