Jo shumë njerëz e dinë se qyteti i Pejës për vite me radhë ka përfituar nga një gjest i rrallë humanitar i një bashkatdhetari nga diaspora.
Bëhet fjalë për Rudolf Krasniqi, i cili nga Holanda ka dhuruar disa autoambulanca për nevojat e qytetarëve të Pejës.
Katër vite më parë, ai i dorëzoi Komunës së Pejës autoambulancën e tretë brenda vetëm dy viteve, duke bërë që qyteti të kishte gjithsej katër autoambulanca në dispozicion.
Ky veprim u vlerësua atëkohë si një ndër kontributet më të mëdha humanitare nga diaspora për sektorin e shëndetësisë në Pejë. /Pejanefokus.net.
