Derbi i madh mes Trepçës dhe GO+ Pejës do të zhvillohet të enjten, më 15 janar, në kuadër të xhiros së 15-të të ProCredit Superligës në basketboll.
Sipas informacioneve nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Trepça kryeson tabelën me 25 pikë, ndërsa GO+ Peja renditet e treta me 22 pikë, duke e bërë këtë përballje vendimtare nëse Trepça do të vazhdojë, ose jo, qëndrimin në vendin e parë pas kësaj ndeshje./Pejanefokus.net.
