Peja, historikisht kishte një zejtari dhe esnaf të jashtëzakonshëm, ndërmarrësit e të cilës sfiduan kohën, me ato mjete dhe profesione që kishin.
Në monografinë e artikuluar për qytetin, “Peja nëpër vite e shekuj”, të veprimtarit Reshat Nurboja, përmenden disa të dhëna për këtë tematikë.
Sipas të dhënave, në vitin 1926, Peja kishte: 25 kasapë, 11 saraçë, 5 bravandreqës-armëtarë, 5 bozagjinj, 23 terzi, 22 zhgunaqepës, 35 bukëpjekës, 5 orëndreqës, 8 teneqepunues, 20 opingarë, 13 lëkurëregjës, 14 mbathtarë, 10 kujunxhi, 5 cergapunues, 4 samarxhi, 5 gëzofpunues, 8 qerrepunues, 40 këpuctarë, 13 rrobaqepës, 21 farkëtarë, 8 kallajxhi, 20 berberë, 3 ëmbëltore, 3 shtambarë, 15 zdrkuthëtarë etj.
Vlenë të theksohet se me 1920, sipas kësaj monografie, në Pejë kanë ekzistuar 403 dyqane./Pejanefokus.net.
