Merimanga e rrallë që u zbulua në Istog gjendet edhe në Pejë – del në pulla postare

Një specie e rrallë merimange, e zbuluar fillimisht në fshatin Veriq të Istog, tashmë është konfirmuar edhe në Pejë, duke e bërë rajonin ndër zonat me rëndësi të veçantë për biodiversitetin në Kosovë.

Bëhet fjalë për merimangën Brachythele kosovarica, një specie endemike që jeton kryesisht në zona malore dhe pyjore, e fshehur nën gurë apo në shtresat e tokës.

Kjo specie, bashkë me disa të tjera të faunës së “padukshme” si merimanga Harpactea dardanica dhe akrepi Alpiscorpius dinaricus, janë përzgjedhur të jenë pjesë e një emisioni të ri pullash postare nga Posta e Kosovës.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë shkencore dhe ekologjike të këtyre specieve, të cilat megjithëse pak të njohura për publikun, luajnë rol kyç në ekosistem.

Pullat postare tashmë janë në qarkullim dhe pritet të tërheqin interes jo vetëm të koleksionistëve, por edhe të qytetarëve që duan të njohin më shumë për pasuritë natyrore të vendit.

LEXO EDHE: