Në një kontroll rutinë të zhvilluar nga autoritetet policore në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, është ndaluar një motoçiklist i dyshuar, tek i cili janë gjetur disa mjete të dyshimta.
Rasti ka ndodhur më 23.04.2026 rreth orës 15:30.
“Gjatë kontrollit në trup dhe motoçikletë tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë, një brisk dhe një maskë ngjyrë e zezë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”- tha Policia.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim, ndërsa pas procedurave hetimore dhe vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet nën trajtimin e mëtejshëm të organeve kompetente./Pejanefokus.net.
