Fron Shala nga Peja ka arritur një sukses të veçantë duke u certifikuar nga platforma prestigjioze “HarvardX”, pjesë e Universitetit të Harvardit, në kursin “SPU30x: Super-Earths and Life”.
“Përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Shala ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi”, thuhet në komunikatën e Shkollës Fillore “Asdreni” në Pejë.
Sipas shkollës, kjo certifikatë e verifikuar dëshmon jo vetëm njohuritë e tij në shkencë, por edhe përkushtimin dhe disiplinën për të ndjekur standardet më të larta akademike.
Nga “Asdreni” theksojnë se arritje të tilla janë motivim për nxënësit e tjerë, duke dëshmuar se me punë dhe ambicie, rruga drejt institucioneve më elitare botërore është e hapur./Pejanefokus.net/Imageofpeja/
