Shpëtim Agusholli nga Peja është një nga luftëtarët e gjallë të Betejës së Koshares, njëra ndër betejat më të rëndësishme të luftës në Kosovë.
Ish-pjesëtari i Brigadës 138 u plagos më 28 prill 1999, në ditën kur ranë heroikisht shumë bashkëluftëtarë të tij.
Plagosja bëri që ai t’i shpëtonte vdekjes, ndërsa sot mbetet një nga dëshmitarët e gjallë të asaj beteje historike.
Për kontributin dhe sakrificën e tij, Agusholli vazhdon të respektohet dhe vlerësohet nga qytetarët pejanë.
Por në një reagim të tij, në rrjetin social Facebook, vet Agusholi shkruan:
“27 vite më parë, më 28 prill, jeta ime mori një drejtim tjeter. Në moshën 22-vjeçare lashe rinine në frontin e Koshares, aty ku liria therriste më fort se frika. U plagosa në luftë, por nuk u thye vullnetı im.
Sot bëhen 27 vite në karrocë, një rrugetim i gjate sfidash, dhimbjeje, por edhe gendrese. 22 vite i kalova në këmbë, ndërsa këto 27 vite i kam kaluar me forcën e shpirtit, duke mos u dorëzuar kurre.
Plaga ime është dëshmi e sakrifices per liri. Nukeshte vetem kujtim i dhimbjes, por edhe krenari qe dhashë gjithçka per atdheun. Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë tonë” /Pejanefokus.net.
