Pejë: Arrestohen dy tifozë pas ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja

Një situatë e tensionuar është shënuar pas ndeshjes në stadiumin “Shahin Haxhiislami” mes Vëllaznimit dhe Rilindjes, e cila përfundoi 1:1.

Të pakënaqur me rezultatin, disa tifozë të Vëllaznimit kanë fyer stafin e klubit të tyre dhe më pas kanë dëmtuar edhe dy vetura, duke detyruar ndërhyrjen e policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, deklaroi: “Pas ndeshjes midis Rilindjes dhe Vëllaznimit në Pejë, disa tifozë të Vëllaznimit fyen stafin e klubit të tyre për shkak të pakënaqësisë së tyre. Pasi dolën nga stadiumi, ata dëmtuan edhe dy makina. Policia ndërhyri, duke arrestuar dy persona dhe duke shoqëruar një tjetër në stacion. Prokurori është njoftuar gjithashtu për rastin.”/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: