‘Sofra Pejane’ u “shtrua” në Ulqin

Në Ulqin është organizuar koncerti i muzikës tradicionale shqiptare, “Sofra Pejane”.

Gzim Hajdinaga, drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, për Klan Kosova tha se “Sofra Pejane” ka sjellë një kënaqësi të madhe për qytetarët e Ulqinit dhe mysafirët.

Ai theksoi se kjo ngjarje është një ogur i mirë për fillimin e sezonit turistik dhe se muzika nga Kosova dhe Shqipëria po forcon ruajtjen e kulturës shqiptare në Mal të Zi.

“E shihni vet se sa qytetarë të Ulqinit, por edhe mysafirë, kanë ardhur këtu. Është kënaqësi e madhe që ‘Sofra Pejane’ është pritur nga ulqinakët. Do të jetë një ogur i mirë edhe për fillimin e sezonit turistik. Ardhja e muzikës që vjen nga Kosova e Shqipëria këtu në Mal të zi është forcim i ruajtjes kulturore”, tha Hajdinaga, transmeton Klankosova.tv

“Sofra Pejane” është rikthyer pas 19 vitesh në Ulqin, duke bashkuar kulturën shqiptare me muzikë tradicionale, valle dhe performanca./Pejanefokus/KulturanëFokus/

LEXO EDHE: