Vajzat e Prizrenit kampion pas finales së madhe në “Karagaç”

Në Pejë, Prizreni triumfon ndaj Peja 03 me 61:71, por seria e finaleve përfundon 4:3 në favor të Bashkimit

Në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të zhvilluar sonte në palestrën “Karagaçi” në Pejë, KBF Prizreni ka arritur fitore ndaj KBF Peja 03 me rezultat 61:71, në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund.

Megjithatë, kjo fitore nuk ka ndryshuar epilogun e serisë finale, e cila përfundoi 4:3 në favor të Bashkimit, duke e shpallur këtë të fundit kampion të edicionit. /Pejanefokus.net/Sport

LEXO EDHE: