Një zjarr i madh që ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në një servis në fshatin Katund i Ri në Pejë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur një tym në fshatin Katund i Ri. I është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se ka kapluar zjarri një servis ku për pasojë janë përfshirë nga flakët një kamion, një autobus, një kamionetë, një kombi dhe një veturë. Dëme materiale ka edhe në objektin e servisit. Të lënduar nuk ka. Dëmet janë të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe po e hetojnë rastin”, tha për Peja në Fokus, Fadil Gashi, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /Pejanefokusvideos/Lajme/
