Korab Qorraj nga Peja është një shembull i rrallë i kombinimit të dy profesioneve krejt të ndryshme: zjarrefikës dhe gjyqtar futbolli.
Teksa gjatë së dielës janë raportuar zjarre në terrenin e Levoshes në Pejë, Qorraj ka qenë në detyrë si zjarrefikës, duke u angazhuar në shuarjen e flakëve në zonën e Shtegut të Gështenjave.
Ajo që e bën rastin më të veçantë është fakti se vetëm pak orë më herët, ai kishte qenë në një tjetër “fushë pune” – si gjyqtar anësor në ndeshjen “Liria” – “Ramiz Sadiku”, e zhvilluar në Prizren, ku kishte mbajtur flamurin si refer.
Nga bilbili në dorë te mjeti i fikjes së zjarrit, dita e tij ka kaluar mes dy përgjegjësive krejt të ndryshme, por të lidhura nga një gjë e përbashkët: angazhimi në shërbim./Pejanefokus.net/Sport.
