11-vjeçari nga Peja jep shenja jete – familja apel kundër keqpërdorimeve

Peja dhe jo vetëm, me shqetësim kanë pranuar gjatë së mërkurës lajmin nga bashkëqytetari Astrit Begolli se papritur gjendja shëndetësore e djalit të tij, Andi Begollit, 11-vjeçar është përkeqësuar, i cili ka rezultuar i prekur nga një sëmundje gjenetike e njohur si Angioma kavernoze.

Andi, i cili është edhe nxënës i shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” kishte humbur vetëdijen që nga e diela dhe pas transferimit urgjent në QKUK, trajtimi i tij ka vazhduar në Tiranë, në “Spitalin Amerikan 3”, nën kujdesin e Prof. Dr. Mentor Petrela.

Gjatë orëve të fundit të ditës, babai i Andit, Astriti, në kontaktin që ka pasur me redaksinë e portalit Peja në Fokus, njoftoi se djali i tij ka filluar të rikthejë shenjat vitale, si dhe po ashtu sipas tij, momentalisht janë siguruar fonde të mjaftueshme për trajtimin fillestar deri në këtë fazë.

KLIKO VIDEON KËTU: http://facebook.com/reel/773473125199423/?s=single_unit

Siç ka bërë të ditur edhe Peja në Fokus, me anë të nj videoje, Astriti ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e keqpërdorimeve, duke theksuar se nuk kanë autorizuar askënd për hapjen e xhirollogarive apo mbledhjen e mjeteve financiare në emër të tyre./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: