Në mbrëmjen e 4 janarit 2003, Tahir Zemaj u vra së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, në hyrje të qytetit në Pejë.
Raportohet se atentati i vrasjes së Zemajt kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.
Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, edhe sot ende nuk është dënuar askush për vrasjen e tij.
Në atë vend sot qëndron shtatorja e tij, e ngritur më 23 korrik 2023./Pejanefokus.net.
