Sot shënohen 27 vite nga rënia heroike e Gjeneral Shkëlzen Haradinajt, i cili më 16 prill 1999 ra në një shkëmbim zjarri me forcat armike, si komandant për operacione luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit.
Ai mbetet një nga figurat e rëndësishme të luftës çlirimtare, i kujtuar për rolin e tij në organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në nder të tij dhe të të gjithë dëshmorëve, më 20-vjetorin e çlirimit të Peja, në vitin 2019 u përurua shtatorja e Gjeneral Shkëlzen Haradinajt, si dhe Obelisku i 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës.
Ky projekt u realizua nën përkujdesjen e kryetarit Gazmend Muhaxheri, në bashkëpunim me Këshillin Organizativ, ku i pranishëm ishte edhe vëllai i tij, Ramush Haradinaj.
Sot, kujtimi për të mbetet pjesë e historisë së luftës dhe e sakrificës për liri./Pejanefokus.net.
