27-VJETORI I ÇLIRIMIT TË PEJËS – PA SHËRBIME NË DISA INSTITUCIONE

16 qershori shënon 27-vjetorin e çlirimit të Pejës, ndërsa në disa institucione komunale nuk ofrohen shërbime, përderisa në disa të tjera puna po vazhdon si çdo ditë tjetër.

Në pushim, krahas Administratës komunale, janë edhe institucionet e mjekësisë primare, përfshirë ambulantat dhe qendrat e mjekësisë familjare në qytet dhe fshatra.

Kliko lajmin pëtlr rastin konkret në link: https://www.facebook.com/share/p/1H1nanS17V/

Përjashtim bën vetëm Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), e cila funksionon 24 orë.

Qytetarët kanë raportuar se në qendrat ku ata kanë kërkuar shërbime mjekësore primare, nuk janë vendosur njoftime për mbyllje, duke krijuar paqartësi dhe mungesë orientimi për shërbime.

Nga ana tjetër, raportohet se sot  mësimi po zhvillohet rregullisht në shkollat fillore dhe të mesme të komunës.

Peja në Fokus ka tentuar të marrë një qëndrim nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit në Komunën e Pejës, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikim./Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: