Si sot 10 vite më parë, Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë humbi një punëtore të zellshme, një edukatore të dashur dhe një kolege të sinqertë.

Më 15.04.2016, u nda nga jeta Lule Shabani.
“Sa e madhe është dhembja kur shkruajmë një përkujtim për një nënë, një zonjë të buzëqeshur dhe një punëtore të zellshme, e cila gjithmonë na falte dashuri dhe mirësi”, – thotë drejtoresha e institucionit, Shëngyl Kelmendi.
Sinqeriteti, butësia dhe urtësia e saj mbesin kujtim i përhershëm për lexuesit dhe kolegët e Bibliotekës “Azem Shkreli”, ku ajo dha kontributin e saj.

Përveç saj, kujtimi mbetet i veçantë edhe për zonjat Resmija dhe Lili, koleget e pandashme të zonjës Lule, tashmë të ndjera./Pejanefokus.net.
