Aktori pejan, Armend Baloku ka arritur të sigurojë 26,074 vota në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026, duke u bërë deputeti me më së shumti vota me prejardhje nga Peja në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e partisë aktualisht më të madhe në vend, Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Vetëm në Rajonin e Pejës, që përfshin Pejën, Klinën, Deçanin, Istogun dhe Junikun, Baloku ka marrë mbi 5 mijë vota.
Ai renditet i 23-ti në mesin e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas tij, me prejardhje nga Peja, vijnë deputetet më me përvojë në skenën politike, Taulant Kelmendi me 21,331 vota dhe Fatmire Kollçaku me 15,896 vota./Pejanefokus.net/
