60 student pejan përfitojnë bursa komunale për vitin 2025

Drejtoria Komunale e Arsimit ka publikuar listat e vlerësimit të aplikacioneve për bursat komunale, duke përzgjedhur 60 studentë nga Peja, të cilët do të marrin nga 500 euro secili.

Në mesin e tyre, shumica janë studentë të mjekësisë së përgjithshme, ndërsa gjashtë studiojnë matematikë dhe një student fizike.

Shuma totale e ndarë arrin 30 mijë euro. Aplikuesit që nuk janë përfshirë këtë vit do të trajtohen për përfitim më 2026.

“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton se është finalizuar procesi i vlerësimit të aplikacioneve për bursat komunale për vitin akademik 2025. Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve dhe verifikimit të kritereve të parapara, Këshilli Vlerësues ka hartuar listën përfundimtare të bursistëve përfitues.”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit, në Komunën e Pejës, transmeton Peja në Fokus.
Lista është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës të cilën mund ta gjeni përmes kësaj vegëze: https://peja.rks-gov.net/konkurset-e-njoftimet/

LEXO EDHE: