Ndërtesa e Bankës së Kosovës në Pejë, e ndërtuar në fillim të viteve ’80 dhe konsideruar një prej veprave më të rëndësishme të stilit brutalist në Kosovë, sot është e braktisur dhe e dëmtuar rëndë nga brenda.
Ish-drejtori Feti Islami dhe ish-punëtorët që kanë punuar aty për më shumë se 20 vjet e përshkruajnë gjendjen si “tmerr” dhe “katastrofë”, ndërsa brenda saj janë raportuar zjarre, vjedhje materialesh dhe hyrje ilegale.
Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Milan Tajic, dikur kishte mbi 120 punëtorë, por pas vitit 1989 u boshatis pasi shqiptarët u përjashtuan nga institucionet.
Sot nuk ekziston asnjë projekt restaurimi, vetëm premtime./Pejanefokus.
Pamjet nga brenda dhe rrëfimet e atyre që e jetuan Bankkosin në kohën e artë, i gjeni në videon e plotë: Shiko këtu
