Në Pejë po vazhdon prerja e drunjëve të thatë dhe “të sëmurë”

Në territoritn e Komunës së Pejës po vazhdon identifikimi dhe prerja e disa drunjëve dhe degëve të tyre, me qëllim të eliminimit të rrezikut potencial që mund të vie nga to.

Raste të prerjes së drunjëve janë vërejtur nga ana e qytetarëve të Pejës, të cilët ne lokacione të ndryshme kanë parë një dukuri të tillë, si dhe më pas e kanë adresuar rastrin me raportim tek Peja në Fokus.

Lidhur më këtë, Redaksia e portalit Peja në Fokus ka kontaktuar me Esat Emsha, drejtor i Kompanisë publike komunale “Ekosig”, e cila është përgjegjëse për kujdesin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe gjelbëruese, i cili e ka konfirmuar se prerja po ndodhë edhe tash në periudhën e dimrit, ndaj drunjëve të thatë dhe ata që janë të “sëmurë”.

“Jemi duke i larguar ata drunjë që janë të sëmurë, si dhe ata që janë të thata, degët e tyre. Kjo po ndodhë nga kompania me urdhër të Komunës së Pejës, sepse ne jemi kompani për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Sikur çdo vit, po ashtu edhe javën e kaluar i kemi prerë edhe nëpër qytet, me qëllim për të eliminuar rrezikun nga shemja dhe rrezikimi i qytetarëve”.- tha Emsha për Peja në Fokus./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: