(E përditësuar) – Një i arrestuar nga operacioni i Prokurorisë Speciale në Pejë

Pejë, 22 dhjetor 2025 – Lidhur me aksionin policor për të cilin raportoi sot Peja në Fokus, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se operacioni policor në Pejë ka përfunduar dhe është arrestuar i pandehuri R.H.

“Operacioni policor në Pejë, ka përfunduar dhe është arrestuar i pandehuri R.H., siç edhe ishte planifikuar, në bazë të urdhrit të kontrollit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: krim i organizuar lidhur me veprën penale ‘Rrëmbimi’ dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Aksioni i sotëm, në të cilin kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, është rezultat i një procesi hetimor mbi dyshimet për rrëmbimin e një personi, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2021. Lidhur me këtë rast, një tjetër i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit janë siguruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale do të do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit R.H.”/Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT:

Pejë, 22.12.2025 – Sistemi Prokurorial i Kosovës njoftoi para pak minutash se një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po zhvillohet aktualisht në Pejë.

Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit./Pejanefokus.net.

Kliko këtu burimin e informacionit:https://www.facebook.com/photo?fbid=122240445980037625&set=a.122101018106037625

LEXO EDHE: