PEJA DHE MUAJI “ROZË”

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë, për luftimin e të cilës, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, duke e simbolizuar atë me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me anë të një vendimi ka njoftuar se, për shkak të mungesës së radiologut në këtë qendër nuk do të kryhen ekzaminime në kabinetin e saj, duke orientuar pacientët për shërbime në Spitalin e Përgjithshëm.

Nga ana tjetër, ekzaminimin e pacientëve e bëri Kabineti i Radiologjise pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ku përgjatë muajit tetor 2022, atje janë kryer gjithsejt 120 ekzaminime të mamografisë.

Dr.Roza Kolaj Hajdaraj, për Peja në Fokus ka thënë se prej këtyre ekzaminimeve, katër raste kanë qenë të dyshimta për kancer të gjirit, të cilat janë përcjellur për në Kliniken Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

E, nga statistikat vjetore që ka pranuar Peja në Fokus nga kryeshefja e Qendres së Mjekësisë Familjare në Komunën e Pejës, Arjeta Musliqi, në vitin 2021 në Pejë me kancer gjiri janë janë diagnostifikuar 11 pacient, ndërsa deri në kohën kur aty janë kryer ekzaminime, më 2022, janë 17 pacient të tjerë, për të rezultuar në numërin total prej 28 pacientëve me këtë kancer në Pejë.

Ndryshe në Pejë, për të kontribuar në fushatën e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, pati edhe kabinete private, siç është Poliklinika “Çavolli”, që krzen shërbime falas, për rastet në fjalë/Peja në Fokus