Një vajzë është raportuar e zhdukur në Junik, pasi është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rastin thuhet ta ketë raportuar babai i saj në Policinë e Kosovës.
“PERSON I ZHDUKUR Rr. Fadil Maloku, Junik 22.12.2025-19:51. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”-thuhet në raportin policor.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e personit që po kërkohet. /Pejanefokus.net.
