Furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet sot përkohësisht në disa zona të rajonit të Pejës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të realizohet nga TS 110/10kV Deçani, ku do të ndërpritet dalja 10kV J22 Juniku, në intervalin kohor nga ora 13:00 deri në 14:00.
https://www.keds-energy.com/shq/punime-ne-rrjet/njoftime-per-punime-ne-rrjet/
Si pasojë, pa energji elektrike do të mbesin: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxhë, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.
Ndërprerja bëhet për arsye sigurie, për shkak të ndërrimit të herësit të transformimit në stabilimentin Drenoc, në degëzimin J02 Juniku./Pejanefokus.net.
