Policia e Kosovës sjell buzëqeshje për fëmijët e spitalit në Pejë

Sot, më 23 dhjetor, përfaqësues të Policisë së Kosovës vizituan repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë dhe duke sjellë ngrohtësi në këtë periudhë festive.

Ky veprim humanitar u cilësua si shprehje e kujdesit dhe solidaritetit ndaj të vegjëlve dhe dëshmi e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të komunitetit, shkruan spitali në njoftimin e tij publik, duke shprehur falënderim për iniciativën dhe vëmendjen e treguar ndaj fëmijëve./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: