“Ambienti” ndan nga 500 euro për punëtorët, e rritje page në vitin 2026

Rreth 250 punëtorë të Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Ambienti” në rajonin e Pejës do të përfitojnë nga 500 euro secili, si shpërblim vjetor me rastin e festave të fundvitit.

Vendimi është marrë të mërkurën, më 24 dhjetor 2025, nga Bordi i Drejtorëve, i cili ka miratuar propozimin e Kryeshefit Ekzekutiv, Diedon Berisha, për shpërblimin e punonjësve dhe rritje page për të gjithë stafin në vitin 2026.

Në njoftimin publik thuhet se ndërmarrja po shënon suksese të larta, duke theksuar se “Ambienti” po pozicionohet si kompani lidere në Kosovë sa i përket pagave, shujtave dhe beneficioneve për punonjësit.

Po ashtu, është paralajmëruar edhe modernizimi i mëtejmë, digjitalizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ndërmarrjes.

Vlenë të rikujtojmë se në korrik të këtij viti kjo ndërmarrje ka arritur marrëveshje edhe për sigurimin shlendetësor dhe aksidental të punëtorëve të saj, për 3 vitet e ardhshme, me vlerë 168 mijë euro./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: