Sot, 27 dhjetor 2025, shënohen 7 vjetori nga kur ndodhi humbja në detyrë e policit kosovar Izet Demaj.
Ngjarja tragjike ndodhi në Istog, ku Demaj ishte në detyrë gjatë një grabitjeje të një banke në qendër të qytetit.
Në përpjekjen për ta penguar aktin kriminal, Izet Demaj u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Me rastin e përvjetorit, drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtues të policisë, familjarë dhe qytetarë bënë homazhe dhe vizita përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Sakrifica e Izet Demajt mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit ndaj vendit, ndërsa kujtimi për të do të jetojë përherë në radhët e Policisë së Kosovës dhe në zemrat e qytetarëve./Pejanefokus.net.
