Përleshen nënë e bijë në Pejë – ndërhynë policia

Një femër, shtetase kosovare është arrestuar të hënën e 29 dhjetorit pasi dyshohet se është përleshur fizikisht me nënën e saj.

Rasti sipas policisë u cilësua si dhunë në familje, nëna, viktimë e rastit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e vazja e saj e dyshuar, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJEPejë 29.12.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që është përleshur me nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”- thotë Policia e Kosovës./Pejanefokus.net.

 

LEXO EDHE: