Pejë, 30.12.2025 – Rreth 50 litra naftë janë vjedhur nga gjeneratori i institucionit të AKP-së në rrugën “Papa Klimenti”, afër stacionit të trenit.
Rasti është cilësuar vjedhje e rëndë dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Sasia e naftës, rreth 40-50 litra, është marrë nga persona të pa njohur,” tha Policia, transmeton Peja në Fokus.
Policia tha se rastin e ka raportuar mirëmbajtësi i gjeneratorit.
“Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës për mirëmbajtje e gjeneratorit pronë e AKP-së”- shton raporti, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar./Pejanefokus.net.
