Rasti që shënoi vitin 2024 dhe vazhdoi edhe më 2025, si dhe roli i prokurorit në luftën kundër krimit – Viti 2024 në Pejë u shënua nga një prej aksioneve më të mëdha kundër narkotikëve, për çka edhe gjatë 2025 vazhduan arrestimet – u shqua si një rast që tejkaloi përmasat lokale dhe tërhoqi vëmendje të gjerë publike.
Më 28 shtator 2024, në një aksion në Sferkë të Pejës, u kap mbi një ton substancë narkotike, vlera të cilës kalonte 5 milionë euro, si rezultat edhe u arrestuan disa persona të dyshuar, teksa zhvillimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë. Edhe pse aksioni më i madh kundër narkotikëve u zhvillua më 28 shtator 2024, ndikimi i tij u ndje gjatë vitit 2025.
Lidhur me rastin raportoi edhe portali Peja në Fokus: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1102188501912409&set=a.359942399470360
Rasti u udhëhoq nga Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht prokurori i rastit, Ersan Çavolli, së bashku me Policinë e Kosovës, i cili dhe puna e tij u mbështetën edhe nga Këshilli Prokurorial, pas shqetësimeve për sigurinë e tij dhe familjes, duke dënuar çdo kërcënim.
Ky aksion dhe përgjigja institucionale treguan seriozitetin e sistemit të drejtësisë në trajtimin e rasteve të rënda.
Pa hyrë në detaje operative apo vlerësime personale, mbetet fakt se ky rast pati ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror, duke rritur besimin e qytetarëve se rastet e rënda mund dhe duhet të trajtohen me seriozitet institucional.
Redaksia e portalit Peja në Fokus, në kuadër të editorialit “Protagonisti i vitit”, e vlerëson prokurorin Ersan Çavolli si një nga figurat kyçe të vitit 2025 në sistemin e drejtësisë, për shkak të rolit të tij profesional në një rast që shënoi vitin dhe dha mesazh të fortë në luftën kundër kriminalitetit./Pejanefokus.net.
Ky artikull përbën një vlerësim editorial të Peja në Fokus, bazuar në raste dhe zhvillime publike gjatë vitit 2025. Editoriale të këtij lloji do të publikohen herë pas here, për personazhet e ngjarjeve dhe rastet që kanë pasur ndikim të rëndësishëm shoqëror.
