Pejë – Disa lokacione pa rrymë – KEDS uron për vitin e ri

Në adresën e Peja në Fokus po arrijnë mesazhe nga qytetarë të lagjeve të ndryshme të Pejës, të cilët raportojnë mungesë të energjisë elektrike, pikërisht sonte kur pritet të festohet ndërrimi i moteve.

Ndërkohë, KEDS ka publikuar një urim për Vitin e Ri, duke uruar qytetarët për shëndet dhe lumturi.

Qytetarët presin rikthimin e energjisë dhe sqarime lidhur me situatën, teksa rikujtojmë se situatë e rënduar pati ngjarë edhe në prag të moteve të vitit që lam pas./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: