Aksident në Pejë: Lëndohet një biçiklist

Një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklisti ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se biçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Rreth orës 11:50 në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një biçiklisti. Biçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. I njëjti sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”- citohet të ketë thënë Gashi./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: