Dy persona janë arrestuar në ditën e parë të vitit 2026 në fshatin Vitomiricë, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë publikuar video nga rasti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi u bë pas publikimit të incizimeve, ndërsa gjatë intervistimit njëri nga të dyshuarit e ka mohuar rastin, duke dhënë deklarim të rremë.
“PËRDORIM I ARMËS & DEKLARIM I RREMË Vitomiricë / 01.01.2026 – 16:10. Pas publikimit të disa video incizimeve duke shtënë me armë zjarri janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë intervistimit, njëri prej tyre ka deklaruar rrejshëm duke mohuar rastin. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”- thotë raporti 24 oresh i Policise se Kosoves./Pejanefokus.net.
