Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore në rrugën Pejë–Kuqishtë, ku gjatë kontrollit janë hasur dy persona meshkuj kosovarë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me 20 fishekë.
“Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me 20 fishekë,” thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe po trajtohet nga organet kompetente./Pejanefokus.net.
